23.5 C
Mitrovice
E diel, 7 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Konjufca mposhtë Kurtin me pëlqimin e qytetarëve, Osmani në mes të dyve

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka lansuar sot edicionin e 21-të të përmbledhjes Pulsi Publik në një prezantim virtual të gjetjeve kryesore.

Në vijim janë disa nga gjetjet kryesore nga më shumë se 1,300 të anketuar:

1. Edhe pse të gjeturat tregojnë një rënie të lehtë të nivelit të kënaqësisë me të gjitha institucionet e Kosovës, në përgjithësi, ato mbeten më të larta se mesatarja gjatë viteve të kaluara.

2. Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kap vlerën prej 55.2%.

3. Niveli i regjistruar i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit është 53.2%.


4. Niveli i kënaqshmërisë me performancën e ekzekutivit kapi vlerën 47.6%.

5. Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Kuvendit ishte 55.4%, ndërsa kënaqshmëria me punën e Kuvendit të Kosovës ishte 50.3%.

6. Ka pasur rritje të shkallës së kënaqshmërisë me Zyrën e Kryeprokurorit, me shkallë të kënaqshmërisë prej 34%.

7. Kënaqshmëria me drejtimin politik të Kosovës është rritur për 6 pikë përqindjeje (30.7%) dhe paraqet nivelin më të lartë të kënaqshmërisë të regjistruar ndonjëherë nga anketat e Pulsit Publik

8. Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike ka tejkaluar, për here të parë, pragun duke kapur vlerën 1.52 pikë që sugjeruar se më shumë se gjysma e qytetarëve të Kosovës kanë pikëpamje pozitive për perspektivën ekonomike të Kosovës.

9. Tri çështjet kryesore të raportuara gjatë kësaj ankete ishin papunësia (26.7%), varfëria (24.3.%) dhe mjedisi (10.1%). Kjo është hera e pare që mjedisi identifikohet si njëri nga problemet kryesor në Kosovë.

10. Problemet e hapësirës urbane dhe çmimet e artikujve esencialë janë ndër 5 çështjet kryesore me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

11. Gjithsej 77.6% e të anketuarve (do të votonin për një parti të caktuar politike, ose një koalicion, nëse zgjedhjet qendrore do të zhvilloheshin në të ardhmen e afërt.

12. 51% e të anketuarve deklaruan se COVID-19 ka pasur ndikim negativ në mirëqenien e tyre ekonomike. Gjithsej 43.9% deklaruan se ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre fizik dhe 50.7% treguan se ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.

13. Gjetjet tregojnë rënie të lehtë të ndjenjës së sigurisë tek të anketuarit, me 73.6% që ndihen të sigurt kur janë jashtë. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë tregojnë se ndjenja e sigurisë është më e ulët tek femrat (71.5%) sesa tek meshkujt (75.4%).

Ky vit shënon 20 vjetorin e Pulsit Publik që është pasardhës i Raporteve të Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm, i cili u ofron palëve të interesuara në Kosovë të dhëna në kohë për stabilitetin institucional dhe socio-ekonomik duke shërbyer si një mjet analitik për përpjekjet zhvillimore. UNDP në Kosovë i është mirënjohëse popullit amerikan që e ka financuar projektin përmes USAID-it që nga fillimi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT