8 C
Mitrovice
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Konjufca me fjalë të mëdha: Baca Haxhi e inspiroi me patriotizëm Thaçin, i cili ishte bartës i shumë procesve

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shkuar në të pame në familjen Thaçi.

Kjo me rastin e vdekjes së babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhiu.

Konjufca pas të pames, u nënshkrua edhe në librin e zisë. Ai tha se Haxhi Thaçi e inspiroi me patriotizëm Hashim Thaçin.

Madje, Konjufca e quajti Thaçin si bartës të shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Të gjithë e kemi njohur si patriot të madh, plak të urtë. E ka ushqyer me patriotizëm familjen e vetë, dhe gjithë këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm djalin e tij Hashim Thaçin që ishte president i Kosovës, dhe bartës i shumë proceseve në të cilat kemi kaluar. Edhe gjatë viteve 90 prej lëvizjes studentore, e deri te në krye të UÇK-së. Bashkë me bashkëveprimtarët e tij, të cilët po e mbrojnë kauzën në Hagë, me bacin Jakup, me Rexhep Selimin, me Kadri Veselin, kanë qenë në krye të UÇK-së, falë të cilës erdhi liria. Kjo nuk do të ndodhte pa inspirimin e frymëzimin që e kemi prej prindërve tanë, ashtu siç Thaçi e ka pasur prej bacit Haxhi”, tha Konjufca, raporton Nacionale.

Kryetari i Kuvendit është figura e parë në Vetëvendosje që reagoi pas vdekjes së Haxhi Thaçit, dhe i pari që shkon për ngushëllime.

Në postimin e tij, Konjufca e çmonte lart angazhimin e Haxhi Thaçit.

“Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje! Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të”, shkruante Konjufca.

Mijëra qytetarë të Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçin, babait të ish-presidentit Hashim Thati.

Në ceremoninë komemoratve të mbajtur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, nuk është parë askush prej institucioneve qendrore të Kosovës.

Nderimet e fundit babait të ish-presidentit ia kanë bërë edhe shumë zyrtarë të partive opozitare, por jo edhe pushteti.

Për disa orë sa ka zgjatur ceremonia,vetëm dy zyrtarë të Presidencës, por jo vet Presidentja, e asnjë zyrtarë i Qeverisë apo i Kuvendit të Kosovës nuk është parë në sallë.

Ndryshe prej institucioneve të Kosovës, babai i ish-presidentit është nderuar nga institucionet e Shqipërisë.

Një delegacion shqiptar, i prirë nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, kanë bërë homazhe pran arkivolit të Haxhi Thaçit. Ata kanë ngushëlluar edhe familjen e ngushtë të ish-presidentit.

Kryekuvendarja e Shqipërisë dhe bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë kanë mbajtur edhe fjalime emocionuese në këtë mbledhje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT