Këshilltari i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, Drilon Gashi është liruar sot nga detyra.
Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Kërçqeli, shefi i Kabintetit të kryeparlamentarit Konjufca.
“Po, sot e kam liruar nga detyra”, ka pohuar Kërçeli në një deklarim për Paparacin të hënën.
Gashi është i dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij.
Në vendimin e gjykatës, të nxjerrë më 2018, thuhej se Gashi për shkak të disa mosmarrëveshje e kishte goditur gruan e tij me grushta dhe drunj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.