16.3 C
Mitrovice
E premte, 14 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Kongresisti amerikan: Dodik e Putin duan destabilizim të Ballkanit, s’mund t’i lëmë të kenë sukses

Kongresisti amerikan, Mike Truner, në një postim në profilin e tij zytar në “X” ka shkruar se kreu i “Republika Sprskas”, Millorad Dodik, po punon për ta prishur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe për të minuar paqen e brishtë 30 vjeçare në Ballkan.

Turner ka përmendur edhe refuzimin që Dodik po i bën sistemit gjyqësor në Bosnje e Hercegovinë dhe duke kërcënuar ndarjen nga Bosnja e Hercegovina.

“Milorad Dodik po punon për të çmontuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe për të minuar paqen e brishtë 30 vjeçare në Ballkan. Tani, ai po i drejtohet Vladimir Putinit për të destabilizuar më tej rajonin – duke sfiduar procesin gjyqësor dhe duke kërcënuar shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina”, ka thënë ai.

Kongresisti amerikan në fund ka thënë se nuk duhet lejuar që Dodik dhe Putin të kenë sukses në një gjë të tillë.

“Nuk mund t’i lëmë të kenë sukses. Si kryetar i delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është detyrë e SHBA-së dhe aleatëve tanë të avancojnë paqen dhe stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë”, ka përfunduar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT