9.1 C
Mitrovice
E diel, 11 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Konfiskohet një motobarkë në Zveçan, dyshohet se ishte e Radoiçiqit

Policia e Kosovës sot në Zveçan ka konfiskuar një motobarkë.

Këtë për “Indeksonline”, e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se kjo motobarkë dyshohet që i takon ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

“Sot gjatë ditës policia ka kryer një bastisje në Zveçan me ç’rast ka motorr barkë (skaf), që dyshohet të jetë pronë e Milan Radoiçiqit, i cili njëherit është i dyshuar për involvim në rastin Banjska”, ka thënë Elshani për Indeksonline.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT