Sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugën hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Lidhur me këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook tha se ky koncept ka për qëllim shqyrtimin e pasurisë së pajustifikueshme të personave zyrtarë.
“Gjithashtu do të adresohet bartja e pasurisë nga personat zyrtarë tek personat e tretë”
“Projektligj që do të hartohet parasheh mekanizma bashkëkpunimi ndërmjet qytetarëve dhe Agjencisë për konfiskim. Gjatë ditëve në vijim do të nisim me adresimin e prioriteteve tjera”, shkroi ajo.




