4.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Janar, 2026
spot_img

“Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme”, Ministrja Haxhiu paralajmëron adresime tjera

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugën hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Lidhur me këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook tha se ky koncept ka për qëllim shqyrtimin e pasurisë së pajustifikueshme të personave zyrtarë.



“Gjithashtu do të adresohet bartja e pasurisë nga personat zyrtarë tek personat e tretë”

“Projektligj që do të hartohet parasheh mekanizma bashkëkpunimi ndërmjet qytetarëve dhe Agjencisë për konfiskim. Gjatë ditëve në vijim do të nisim me adresimin e prioriteteve tjera”, shkroi ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT