Një lajm tjetër ka ardhur nga Klinika Infektive e Kosovës, ku kanë bërë me dije se edhe një person është prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.
Tanimë ka shkuar në tre numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, ku dy rastet e para janë konfirmuar dje. Mësohet se rezultatet kanë dalë pozitive edhe për një familjar i 77-vjeçarit nga Vitia. Rastin e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, i cili ka thënë e numri i të prekurve ka shkuar në tre.
Kujtojmë se mbrëmë, Qeveria ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrje-daljet në komunat Klinë dhe Viti, ku kanë banuar dy personat e infektuar.//gazetametro.net



