“Situata është shumë më serioze”, tha Lutfi Haziri i LDK-së pas konfirmit të fjalëve të Presidnetit të ShBA-së, Donald Trump, nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani se Shtëpia e Bardhë “kohëve bash bash të fundit” ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë.
“Situate është shumë më serioze. Sepse ky nuk është informacion i deklasifikum. Kjo që Trump e zbardhi si veprim të tij në parandalim të madh të sigurisë, që e përmend me Kosovën, i përngjan reagimit të Biden i cili në mesnatë e deklasifikuan informacionin, e zgjojnë presidentin e ShBA”, tha Haziri në ATV.