15.7 C
Mitrovice
E shtunë, 6 Korrik, 2024
spot_imgspot_img

Komuna refuzon një pjesë të punimeve në rrugën “Lah Nimani” për shkak të cilësisë

Më herët u raportua për largimin e asfaltit që u shtrua së fundmi në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë, shkruan Mitrovica SOT

Në lidhje me këtë ka folur drejtori Granit Tmava.

Ai ka thënë se kanë refuzuar punimet e asfaltimit për një pjesë të kësaj rruge për shkak të cilësisë.

Tmava tha se ky vendim është marrë pas pranimit të shqetësimeve në lidhje me këtë.

Postimi:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Detyrimi im kryesor është të siguroj që çdo punë publike të jetë e kualitetit të lartë dhe të shërbej në përmirësimin e jetës tonë të përditshme në qytet. Ne sot duam të ndajmë me ju një vendim të rëndësishëm që kemi marrë në emër të përmirësimit të kualitetit të infrastrukturës në rrugën “Lah Nimani” duke refuzuar një pjesë të punimeve në këtë rrugë.

Ne kemi pranuar shqetësimet për punimet në këtë rrugë dhe kam vlerësuar me kujdes se pjesa e cila është punuar më herët nga kompania e kontraktuar nga komuna nuk është në cilësinë e duhur për përmirësimin e infrastrukturës tonë. Qëllimi jonë është që çdo investim publik të jetë në përputhje me standardet më të larta për të siguruar sigurinë dhe përdorueshmërinë për ju, banorët e lagjes dhe qytetarët e Mitrovicës.

Nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë sepse e mirëkuptojmë shqetësimin tuaj, e kam pritur edhe kritikën për këtë vendim por përgjegjësinë që unë kam marrë dua ti dal zot me punë dhe nderë në mënyrë që puna jonë të ndikoj në jetën tuaj dhe kjo është dhe do të mbetet e pamohueshme.

Me këtë vendim, dua të siguroj që çdo projekt i realizuar në emër të qytetarëve tanë të jetë një investim i vërtetë në të ardhmen tonë të përbashkët. Unë dua të ju falëndëroj për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj sepse jam i bindur se bashkë ne do ta bëjmë më të mirën për qytetin tonë Mitrovicën.

#bashkëpërMitrovicën

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT