26 C
Mitrovice
E premte, 8 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Komuna e Mitrovicës shpenzoi vetëm 1000 euro për dreka dhe udhëtime zyrtare gjatë vitit 2023

Nuk janë të rralla rastet kur bartësit e institucioneve keqpërdorin paranë publike, duke krijuar shpenzime të panevojshme dhe të kushtueshme.

Drekat dhe darkat zyrtare dhe udhëtimet zyrtare janë një formë e keqpërdorimit nga institucionet. Por komuna e Mitrovicës po tregon shembull të mirë në këtë drejtim, raporton vezhguesi.com.

Përmes një kërkese për qasje në dokumente publike, vezhguesi.com ka siguruar shpenzimet për dreka dhe darka zyrtare dhe udhëtime zyrtare gjatë vitit 2023 në Komunën e Mitrovicës.

Kabineti i Kryetarit Bedri Hamza ka shpenzuar vetëm 814.10 euro për dreka dhe darka, ndërsa për udhëtime zyrtare vetëm 197.00 euro. Këto shuma janë shumë të vogla në krahasim me institucione tjera.

Ndërsa sa i përket shpenzimeve nga gjithë Komuna, vlera totale e shpenzimeve për dreka dhe darka është 28.866.18 euro, ndërsa për udhëtime zyrtare vlera totale është 9.188.75 euro.

Ndryshe në Komunën e Mitrovicës janë duke u vërejtur ndryshime pozitive në disa segmente, sidomos në infrastrukturë. /Vezhguesi.com/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT