Komuna e Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen e radhës të Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar rekomandimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, lidhur me masat parandaluese rreth virusit COVID- 19.
Në mbledhjen e udhëhequr nga nënkryetari Faruk Mujka, u dakorduan që Komuna e Mitrovicës të njoftoj të gjithë qytetarët, lidhur me këto rekomandime si masa parandaluese rreth virusit COVID- 19, njofton Komuna e Mitrovicës përcjell Klan Kosova.
Këto janë masat e marra nga Komuna e Mitrovicës:
1. Gjatë vikendit do të dezinfektohen detajisht të gjitha hapësirat e ndërtesave të Komunës së Mitrovicës, duke përfshirë këtu edhe institucionet shëndetësore dhe ato arsimore.
2. Punëtoret e sporteleve të Komunës së Mitrovicës do të pajisen me maska mbrojtëse, dorëza dhe dezinfektues.
3. Ndalimi i veprimtarisë së klubeve restoranteve, klubeve të natës , palestrave, pishinave pas orës 23:00.
4. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, duhet të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.
5. Inspektim i vazhdueshëm i subjekteve afariste, në rast të ngritjes së çmimeve do të gjobiten.
6. Lirimin nga vendi i punës të njërit prind për përkujdesje të fëmijëve.
Në fund lusim të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës që vetëm për raste të domosdoshme të paraqiten në komunë, dhe për çdo pyetje, apo kërkesë të tyre në lidhje me shërbimet komunale, të thërrasin në Qendrën e Thirrjes pa pagesë në numrin 080019400.