7.7 C
Mitrovice
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Komplikimet nga reshjet, ujësjellësi jep rekomandimin e rëndësishëm për ujin e pijes

KRU “Mitrovica” përmes një postimi u ka bërë thirrje konsumatorëve të kenë kujdes për sa i përket ujit të pijes, shkruan Mitrovica SOT.

Ujësjellësi tha se meqenëse reshjet kanë qenë të mëdha, uji i ndotur ka mundësi të depërtojë edhe në rrjetin e furnizimit e për pasojë të kontaminojë ujtin e pijes.

Ujësjellësi bëri thirrje që në këto situata uji të vlohet por nëse uji është i turbullt, atëherë mos të përdoret fare.


Postimi:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Thirrje për kujdes të shtuar gjatë vërshimeve

Duke pasur parasysh se reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që toka të përmbytet nga uji e me të edhe pusetat e ujëmatësve dhe pustetat tjera të jenë të mbushura me ujë të ndotur. Në një situatë të tillë ka mundësi që uji i shiut nga pusetat tuaja të depërtoj përmes ndonjë vrime potenciale në rrjetin tuaj të furnizmit. Në këtë rast uji i pijes të cilin e konsumtoni ju mund të kontaminohet me ujë të papastër.

PRANDAJ, në këso situate REKOMANDOHET që uji i pijes të vlohet para përdorimit në mënyrë që të shmangen situata të pa dëshirueshme. Ndërsa në rast se vëreni se uji i pijes është i turbult gjë që vërehet me sy, rekomandohet që i njejti të mos përdoret për pije.

Po ashtu, lusim të gjithë ata konsumator të cilët posedojnë furnizim të dyfisht; ujësjellës dhe pus (bunar) të sigurohen që uji nga pusi mos të kthehet në sistem të ujësellësit pasi që i njejti mund të ndikoj në kontaminimin e ujit të pijes jo vetëm tek shfrytëzuesi por edhe tek fqinjët e tyre.

Duke u përshëndetur, kërkojmë nga të gjithë që të jeni të vemendëshëm gjatë vërshimeve!

Mbrëmje të këndëshme!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT