Kompanitë Regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në nivel të Kosovës, sot protestuan për mos përfshirje e këtyre kompanive në Pakon Emergjente të Qeverisë.
Me anë të kësaj proteste këta të fundit shprehën pakënaqësi ndaj të gjitha institucioneve të cilat janë marrë me menaxhimin e krizës së pandemisë.
Ata thanë se të gjitha kompanitë e pastrimit në Kosovë, kanë kryer shërbime 24 orë, ndërsa qeveria ka neglizhuar këta të fundit.
Nexhat Abdullahu kompania “Ambienti” Pejë, tha se nuk kërkojnë mëshirë apo privilegje, mirëpo ndihmë për shërbimet e kryera.
Ai shtoi se pas shëndetësisë në këtë kohë pandemie, kanë qenë punëtorët e kompanive të grumbullimit të mbeturinave.
Në anën tjetër shefi i Kompanisë së Pastrimit “UNITETI” në Mitrovicë Gazmend Morina tha se një arsye tjetër për të cilën kanë dalur për të shprehur pakënaqësitë e tyre është për shkak se nuk kanë mundur të faturojnë kompanitë që nuk kanë zhvilluar afarizëm, çka ka ndikuar në dëmtimin financiar të kompanive pasruese.
“Po ashtu ka rënë edhe diciplina qytetare për të paguar mbeturinat dhe kjo na ka dëmtuar neve financiarisht, duke mos pasur mundësi t’i kryejmë obligimet ndaj furnitorëve. Qeveria e ka pasur për obligim të na jap ndihmë përmes Pakos Emergjente”, ka thënë Morina.
Ai ka theksuar se punëtorët e kompanive pastruese kanë qenë në front të luftës ndaj Covid-19, ngjashëm sikurse edhe mjekët, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, andaj sipas tij është dashur të përfshihen në Pakon Emergjente.






