KRU Mitrovica ka paralajmëruar qyetetarët mbi keqpërdorimin e ujit të pijes, shkruan Mitrovica SOT.
Përmes një posimi në faqen zyrtare, KRU Mitrovica bën me dije se me qëllim të minimizimit të keqpërdorimit të ujit të pijes, ekipet e ujësjellësit po punojnë 24 orë në javë dhe vavzhdimisht po hasin në keqpërdorime të ujit të pijes.
KRU Mitrovica shprehet e irritua me përdorimin irracional të ujit dhe thotë se ky njoftim duhet të shërbejë si “trokitja e fundit” në ndërgjegjen e atyre që shpërdorojnë konsumimin e ujit duke e konsumuar në mënyrë joracionale.
Postimi:
KEQËPËRDORIMI UJIT TË PIJES
Me qëllim të parandalimit dhe minimizimit të keqëperdorimit të ujit të pijes, ekipet e ujësjellësit janë duke punuar pa ndërprerë (24/7) dhe në vazhdimësi po hasin në keqëpërdorime të ujit të pijes.
Në kohën kur bënë vapë e madhe dhe ku një pjese të konsumatorëve u mungon uji për pije ka të tillë që nuk mëtojnë ta keqëpërdorin ujin e pijes për qëllime tjera.
Le të shërbej ky njoftim si “trokitja” e fundit në ndërgjegjen e disa njerzve të cilët asesi të vetëdijësohen dhe ta kuptojnë rëndësinë e ujit të pijes dhe perdorimin racional të tijë.