3.1 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Mars, 2026

Kompania e ujësjellësit e rajonit të Mitrovicës ua lehtëson konsumatorëve pagesën e faturave

Kompania Rajonale Ujësjellësi Mitrovica ka njoftuar konsumatorët në lidhje me pagesën e faturave, shkruan Mitrovica SOT.

Kompania ka njoftuar se do t’ua lehtësojë konsumatorëve pagesën e faturave, ku konsumtaorët më nuk do të kenë nevojë të bëjnë shpenzime shtesë apo me provizione bankare.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Mbi mundësitë e pagimit të faturave të ujit pa shpenzime shtesë


Konsumatorë të nderuar,

Me qëllim të lehtësimit të procedurave për pagesën e faturave të ujit, KRU “Mitrovica” ka arritur që konsumatorëve të saj të u mundësoj që të gjitha pagesat për faturat e ujit të pijes t’i bëjnë pa pasur nevojë për të paguar shpenzime shtesë apo provizione bankare.

Me këtë rast dëshirojmë që edhe njëherë të u informojmë se pagesat për faturat e ujëjsellesit mund t’i bëni në të gjitha pikat/arkat e pagesës së ujësjellësit në Mitrovicë (5), Vushtrri (3) dhe Skenderaj (2).
Veç kësaj, KRU “Mitrovica” ka bërë marveshje edhe me disa subjekte afariste financiare përmes të cilave mund te kryeni pagesën e faturave të ujësjellësit (pa provizion).
– Posta e Kosovës,
– Capital
– Sh.P.K “IBAS”

Në vazhdim po paraqesim numrat e xhirollogarive bankare të KRU “Mitrovica” sipas bankave:

– BPB: 1305001001360714
– NLB: 1707001010575111
– TEB: 2027000046791555
– BKT: 1950001905041186
– Banka Ekonomike: 1405000004875490

Me rëndësi:

Me rastin e pagesës suaj, Ju duhet të bëni kujdes. Me atë rast ju këshillojmë që të cekni dy të dhëna të cilat janë obligative: Emri/Mbiemri dhe Kodi i konsumatorit sipas faturës.
Kurse si shënime të tjera shtesë, mund të cekni edhe numrin e faturës dhe numrin e referencës.
Ne jemi në shërbimin tuaj!

TË FUNDIT

TË FUNDIT