19 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Komandanti i KFOR’it: Urat janë jashtë kompetencës sonë, por mbështesim dialogun

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, foli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër, që supozohet të hapen sivjet. Italiani tha se ndonëse këto projekete janë jashtë kompetencës së KFOR-it, ky i fundit ka qëndrim të qartë për çështjet e sigurisë në Kosovë.

Në një intervistë për mediumin në gjuhën serbe Kosovo Online, Barduani tha se KFOR-i do të kontribuojë në një mjedis të sigurt në Kosovë dhe se mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja.

“Më lejoni të theksoj se, sigurisht, ky projekt infrastrukturor dhe ndërtimi i vazhdueshëm i këtyre dy urave të reja janë jashtë kompetencës së KFOR-it. Por në këtë kuptim, edhe një herë, duhet të theksoj se KFOR-i dhe NATO-ja në përgjithësi e mbështesin fuqimisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja edhe për këtë çështje. Dhe për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ishte shumë i qartë”, tha ai.

“Duke thënë këtë, përsëris se roli i KFOR-it është të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë, si dhe në veri të Mitrovicës, ku, siç thashë, KFOR-i mban një prani të vazhdueshme dhe të dukshme jo vetëm në urë, por edhe me patrullime të rregullta në qytet dhe rrethinat e tij”, tha Barduani.

Ai shtoi se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe se “mban një prezencë të duhur në mënyrë që të reagojë shpejt dhe me vendosmëri ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë në zonë, me një qëllim, mirëqenien e të gjithë njerëzve që jetojnë atje”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT