23.4 C
Mitrovice
E premte, 6 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Komandant Jashari uron besimtarët për Kurban Bajram

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të besimit mysliman.

“Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, më lejoni që t`ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë të veçantë, që simbolizon përkushtimin shpirtëror, sakrificën, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta njerëzore”.

“Festa e Bajramit është një moment reflektimi dhe falënderimi, një kohë për të forcuar lidhjet tona me njëri-tjetrin dhe për të thelluar ndjenjën e bashkësisë e respektit mes nesh. Uroj që kjo festë të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja”, është shprehur Jashari.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT