1.9 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Mars, 2026

Koha kur Kurti thoshte se më 4 mars duhet të zgjidhet presidenti ose shpallen zgjedhjet

Në një intervistë të dhënë javë më parë, kryeministri Albin Kurti deklaronte se katër marsi është afati i fundit për ta zgjedhur presidentin e vendit.

Kurti, i cili refuzoi të flasë sot për zgjedhje të reja, ishte shprehur në një intervistë si vijon:

“Nëse nuk arrijnë ta zgjedhim presidentin ose ta rizgjedhim presidenten, e afati i fundit për këtë gjë është 4 marsi se natyrisht ekziston mundësia jo vetëm teorike, por edhe praktike, që ne të shkojmë prap në zgjedhje”.

Në një konferencë për media, Kurti të premten deklaroi se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues

Ai bëri thirrje që të pritet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Dekreti për shpërndarjen e Kuvendi nuk është kushtetuese, sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuar shprehimisht nga Kushtetuta. Kjo përben edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese. Le të presim me qetësi dhe durim, ndërkohë që qeverisim mbar e mirë si gjithnjë”, ka thënë Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT