2.9 C
Mitrovice
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img

Koci: Polici me këmishë verore në dimër, ka mbi 5 vjet që nuk ju kanë dhënë tesha

Avokati Arianit Koci ka treguar përmes një postimi në facebook gjendjen e rëndë në të cilën janë policët e Kosovës.

Duke treguar një përvojë personale të një polici në aeroportin e Prishtinës, Koci tregon bisedën që kishte me zyrtarin e veshur me këmishë me mëngë të shkurtra në pikën e dimrit.

““Pse me mëngë të shkurta në dimër, oficer? Po duket keq. Ju jeni pasqyra e shtetit” – po i them zyrtarit policor në aeroport.

Jam nisë në Londër.

“Avokat”, po më thotë me mirësjellje polici i gjeneratës së vjetër. “Po më vjen keq, ama nuk kam këmishë tjetër. Ka mbi 5 vjet që nuk na kanë dhënë tesha; uniforma. Kemi mbetë shumë keq. Po duhet me dalë me këtë këmishë dhe me jakne të dimrit.””, shkroi mes tjerash Koci.

Postimi i plotë:

“Pse me mëngë të shkurta në dimër, oficer? Po duket keq. Ju jeni pasqyra e shtetit” – po i them zyrtarit policor në aeroport.
Jam nisë në Londër.
“Avokat”, po më thotë me mirësjellje polici i gjeneratës së vjetër. “Po më vjen keq, ama nuk kam këmishë tjetër. Ka mbi 5 vjet që nuk na kanë dhënë tesha; uniforma. Kemi mbetë shumë keq. Po duhet me dalë me këtë këmishë dhe me jakne të dimrit.”
U ndala. Fillova me bisedu me këta gardianë të shtetit tonë.
Një zonjë police i bart teshat zyrtare të një police tjetër. Është ngarkuar me tesha të vjetra. Ajo që i ka pasë më herët, tash është police civile.
———
Ka policë të gjeneratës së re që nuk kanë fare tesha dimri. Këmishat verore u janë zbehë nga përdorimi i madh.
Kjo është turp institucional.
Policët janë lënë pa mjetin më bazik të punës: uniformën.
Dalin çdo ditë në të ftohtë, në shi, në presion të punës.
Rrezikojnë. Sakrifikojnë. E mbajnë rendin.
Ndërkohë, siç po e shihni: shumë më e lehtë është – që si politikan me premtu gjëra që nuk mund të realizohen – se sa me u marrë me punë konkrete: me iu siguru policëve uniforma adekuate.
Premtimet bëhen lehtë. Puna konkrete mungon.
Nuk po e zgjas, se çkado që flitet më shumë është si ajo thënia: “pështyj hava, të kthehet në fytyrë tënde.”
Sidoqoftë, policia duhet urgjentisht me u pajisë me uniforma adekuate; dinjitoze.

TË FUNDIT

TË FUNDIT