2.3 C
Mitrovice
E martë, 9 Dhjetor, 2025
spot_img

Koci: Hera e parë që SHBA-ja e tha troç se po i rrezikohen interesat e saj

Analisti politik, Melazim Koci, ka thënë se reagimi i Ambasadë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ndaj përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, është reagimi më i ashpër ndonjëherë i diplomacisë amerikane ndaj një vendi.

Sipas tij Ambasada Amerikane ka thënë se “po rrezikohen interesat e saj”.

Koci ka thënë se reagim më të rëndë të Ambasadës nuk ka pasur asnjëherë.

“Kësaj radhe reagimi i Ambasadës Amerikane është i jashtëzakonshme. Nuk ka ndodhur asnjëherë që Ambasada Amerikane të thotë që rrezikohen interesat amerikane në Kosovë, kjo është hera e parë, ky është niveli i më i lartë nëse flasim për marrëdhënie ndërkombëtare, është niveli më i lartë i artikulimit të diplomacisë amerikane në raport me një vend, nuk ka kualifikim më të rëndë”, është shprehur Koci në “Konfront” të KTV-së.

“Kemi pasus dhe më herët, por këtë kualifikim kaq të ashpër nuk e kemi pasur, është kualifikimi më i ashpër i mundshëm”, ka shtuar ai.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se përpjekjet e saj për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë me vizion afatshkurtër dhe përçarës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada ka thënë se veprimet e tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës por edhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e Dialogut Strategjik mes dy vendeve, i cili është pezulluar që nga shtatori i këtij viti për shkak të “veprimeve që kanë rritur tensionet nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti”./koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT