4.9 C
Mitrovice
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img

Koci fton të gjithë në protestë për rrymën: Nëse bëhen 50 mijë reagime, nisemi menjëherë

Avokati Arianit Koci ka shprehur gatishmëri për organizimin e një proteste gjithëpopullore pas kërkesës së KESCO-s për shtrenjtim të rrymës.

Koci ka shkruar në Facebook seka pranuar shumë mesazhe për t’ju bashkëngjitur një proteste.

Ai tha se nëse bëhen 50 mijë reagime në postimin e tij, do të nisin me organizim dhe shpallje të kërkesave.

E plotë:

Protestë!

Shumë prej jush po më shkruajnë se janë të gatshëm me iu bashkangjitë një proteste gjithëpopullore që do ta organizoja unë.

Gjendja është bërë e padurueshme. Perspektivë nuk po shihet. Pozitë e opozitë po sillen njësoj, larg halleve të qytetarëve.

Në këtë varfëri, kulmi është shtrenjtimi i rrymës.

Kur të vijë momenti, do ta organizoj një PROTESTË me kërkesa të qarta, me afat të saktë dhe me përgjegjësi të përcaktuar.

Nëse kërkesat nuk përmbushen brenda afatit, reagimi qytetar do të vazhdojë i organizuar dhe brenda ligjit.

Tash radha është te ju.

Për me e ditë a jemi seriozisht gati, kërkoj prej jush 50.000 reagime. Nëse bëhen, nisemi menjëherë me organizim dhe shpallje të kërkesave. Nëse nuk bëhen, presim deri sa të krijohet mbështetje e mjaftueshme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT