Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ka bërë një tjetër reagim pas koalicionit në Vushtrri që u lidh nga Xhafer Tahiri i LDK-së me Sylejman Mehollin e VV-së për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Vushtrrisë.
“Jemi të vetëdijshëm që kemi kundërshtarë. Që fërkojnë duart e aktivizohen me helm edhe për ngjarjet më periferike tonat. Për suksese natyrisht se nuk kanë asnjë fjalë. Por LDK nuk bjen në detin e madh të parëndësisë së tyre; prandaj kërkojmë mirëkuptim nga mbështetësit tanë se pse nuk reagojmë për çdo helm që kanë. Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend. Me kohë gjithçka”, ka shkruar diçka.