12.3 C
Mitrovice
E hënë, 10 Nëntor, 2025
spot_img

Koalicionet nuk i kryen punë/ Arian Tahiri merr më pak vota në balotazh sesa në rundin e parë

Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën e Jugut, nuk arriti ta ruante përkrahjen e raundit të parë në balotazhin e së dielës.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura më 12 tetor, Tahiri kishte fituar 47.57 për qind të votave, ose gjithsej 15,708 vota. Ndërsa në rundin e dytë, sipas rezultateve preliminare pa përfshirë votat me postë dhe ato me kusht, ai mori 46.53 për qind, ose 15,522 vota – pra më pak se në garën e parë.

Tahiri kishte bërë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por siç duket, ky bashkim i forcave nuk solli rezultatet e pritura.

Një javë më parë, në një debat televiziv, këtë rrezik e kishte paralajmëruar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Po të isha në vend të Arian Tahirit, nuk do të bëja koalicion me asnjë subjekt tjetër politik, por vetëm me qytetarin. Unë kam qenë në balotazh dy herë dhe kam bërë koalicion vetëm me qytetarin. Koalicionet të prishin punë sepse votuesi yt irritohet dhe nuk vrapon me të njëjtin motiv si në rundin e parë”, kishte thënë Lladrovci.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar ai, rezultoi se Arian Tahiri mori më pak vota në balotazh sesa në raundin e parë, pavarësisht mbështetjes nga dy parti të tjera./IndeksOnline/

TË FUNDIT

TË FUNDIT