-0.4 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Klubi i njohur evropian kontakton Altin Lalën për transferimin e Milot Rashicës

Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen në merkaton e verës.

Për sulmuesin kosovar janë interesuar ekipe të shumta evropiane. Milan është një ndër skuadrat që ka shfaqur interes për shërbimet e 23 vjeçarit.

Dhe së fundi sipas atyre që raporton “TuttoSport”, drejtuesit e klubit Lombard kanë kontaktuar me, Altin Lalën, menaxherin e futbollistit kosovar, për ta bindur që Rashica të transferohet në Milano.

Gjithashtu drejtuesit e klubi italian kanë kontaktuar edhe me skuadrën e Werderit, të cilët kanë në pronësi kartonin e sulmuesit. Rashica vlerësohet me shumën prej 20 milionë eurosh.

TË FUNDIT

TË FUNDIT