Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ushtruesi i detyrës i kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, ka thënë se mes tyre është diskutuar për tema të ndryshme – përfshirë atë të ofrimit të garancisë për mbrojtje në liri të ish-drejtuesve të UCK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.
“I kemi thënë se ka bazë ligjore sepse Ligji për Dhomat e Specializuara në Hagë, neni 41 parasheh mbrojtjen në liri. Kurti do të shohë edhe mundësinë .Ne i kemi paraqitur vetëm kërkesat tona.”
“Kemi kërkuat që të funksionalizohet zyra pranë qeverisë për kategoritë e dala nga lufta. Javën tjetër me siguri do ta bëjë. Kemi kërkuar të zbatohen ligjet e veteranëve dhe invalidëve. Kemi kërkuar që ministrit t’i bëjnë aktet nënligjore që ligjet për kategoritë e dala nga lufta të zbatohen”, tha ai.




