14.9 C
Mitrovice
E enjte, 18 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Klinaku i çon mesazh Prokurorisë Speciale në Hagë: Nuk do t’i mbajmë të fshehura skandalet tuaja

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku i ka dërguar mesazh Prokurorisë Speciale në Hagë përmes një postimi në Facebook.

Klinaku ka thënë se OVL-UÇK nuk ka publikuar asgjë, ndërsa thotë se dokumentet u janë ofruar mediave për publikim.



Ai thotë se këtë do ta bëjnë përsëri, pasi thotë se nuk mbajnë fshehur skandalet e Prokurorisë në Hagë dhe për këtë nuk kanë asnjë detyrim.

“Për Prokurorinë e Specializuar në Hagë: Po habitem me amatorizmin tuaj – Ne as nuk kemi publikuar e as nuk publikojmë asgjë. Ne ua kemi ofruar mediave për publikim dhe do t’ua ofrojmë përsëri. Nuk do t’i mbajmë fshehur skandalet e juaja sepse nuk e kemi asnjë detyrim për këtë”, shkroi Klinaku.

TË FUNDIT

TË FUNDIT