Konsiderohet si një nga femrat më seksi të showbizi shqiptar.
Bëhet fjalë për Arta Nitaj, e cila e njohur për publikun u bë falë rolit të saj në serialin ‘’O sa mirë’’, për të vazhduar më pas me paraqitje në videoklipe të artistëve të famshëm e pastaj edhe si prezantuese e sportit.
Bukuroshja është edhe nga më të përfolurat dhe çdo lëvizje e saj shndërrohet në lajm.
Së fundmi Arta ka zbuluar se kaq e bukur dhe simpatike sa sot ishte edhe në fëmijërinë e saj.
‘’Arta e vogël’’, ka shkruar modelja dhe na shkriu zemrat me pamjen.




