Komuna e Suharekës po kërkon që procesi mësimor të fillojë në shtator sipas planprogramit, shkruan Gazeta Metro. Kështu bëri të ditur Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, i cili tha se mësimi duhet të fillojë sipas rregullave të caktuara nga institucionet shëndetësore.
Në takim me Kryesinë e SBASHK’ut, Dega në Suharekë, kreu i Suharekës ka ripërsëritur qëndrimin se janë të mendimit që procesi mësimor duhet të fillojë.
“Është shumë e rëndësishme që procesi mësimor të zhvillohet sipas planprogramit, sepse do të ishte dëm i madh që gjeneratat të humbin kaq shumë nga angazhimi i mirëfilltë edukativo-arsimor”, ka thënë Muharremaj./gazetametro.net




