3.1 C
Mitrovice
E hënë, 2 Mars, 2026

Kjo është përqindja e daljes në zgjedhje në 7 komunat më të mëdha të Kosovës

Zgjedhjet lokale po zhvillohen në 38 komuna të Kosovës, e deri më tani në zgjedhje kanë dalë 26.89% të qytetarëve.

Gjithsej në 38 komuna të Kosovës po zhvillohen këto zgjedhje, në të cilat janë hapur qendrat e votimeve në ora 07:00.

Deri më tani në zgjedhje dolën 26.89% të qytetarëve, të cilët do të zgjedhin të parin e komunës së tyre.
Në Komunën e Gjakovës dalja në votime është 24.32%, ndërsa në Gjilan 26.58%.



Përqindja e daljes në zgjedhje në Mitrovicën e Jugut është 24.95%.

Në qytetin e Pejës dalja në votime është 23.14% kurse në Prishtinë 28.45%.

25.65% është dalja në votime në qytetin e Ferizajt, ku qytetarët do të votojnë për zgjedhjen e drejtuesit të kësaj komune.

Kurse në Prizren dalja në votime deri më tani është mjaftë e ulët. Vetëm 20.81% e qytetarëve të Prizrenit kanë zgjedhur të votojnë për kryetarin e kësaj komune

TË FUNDIT

TË FUNDIT