Zv/ministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, është përfolur së fundmi për një skandal korruptiv, ku në disa audio-incizime të publikuara në media, ai dyshohet për ryshfet.
Në pozitën e zv/ministrit, Aliji i ishte nënshtruar deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Siç ka deklaruar Veliji në AKK, edhe pse ka një rrogë të majme si zëvendësministër, ai në bankë ka vetëm 81 centë.
Ndërsa si pasuri të paluajtshme, ai ka deklaruar një shtëpi 500 m2, në vlerë 100 mijë euro dhe një hektarë tokë në vlerë 100 mijë euro. Prejardhjen e kësaj pasurie ai e ka deklaruar si “të trashëguar”.
Gjithashtu ai ka një veturë të tipit Golf i vitit 2000, në vlerë 3 mijë euro. Aliji ka thënë se edhe kjo veturë është e trashëguar.
Kurse si detyrim financiar, Velilaj ka deklaruar 2 mijë euro për nevoja personale të marra për dy vite./Lajmi.net/