Baseli ka arritur që të shënoi fitore bindëse në derbin zviceran ndaj Young Boys dhe tani është vetëm një pikë prapa tyre, transmeton Gazeta Metro. Baseli ka arritur që para tifozëve të vet të shënoi fitore ndaj skuadrës lidere me rezultatin 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16 në Superligën e Zvicrës.
Në këtë ndeshje nga fillimi ishin dyshja, Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova, me këtë të fundit që shkëlqeu në këtë ndeshje për 76 minuta sa ishte në fushë. Fillimisht ai dhuroi një asistim te goli i parë i shënuar nga Arthur, e më vonë arriti që edhe vet të shënoi një gol të bukur. Pas ndeshjes, 20 vjeçari nga Kosova mori lëvdata të mëdha edhe nga komentatori zviceran në këtë ndeshje, raporton Zëri. Komentatori në fjalë e quajti Zhegrovën ‘insezisable’, që në shqip i bie ‘i pa kapshmi’./gazetametro.net