Senatori amerikan Richard Blumenthal i ka dërguar një letër sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, përmes së cilës ka theksuar rrezikun që Serbia i ka paraqitur Kosovës ndër vite, duke përmendur po ashtu edhe sulmin e ndodhur në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Në letrën e tij, Blumenthal ka rikujtuar ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur gje***idin në Kosovë më 1999, duke thënë se ambiciet ekspansioniste të Serbisë nuk janë shuar asnjëherë.
Ai ka shprehur shqetësim të veçantë për mundësinë që administrata e re e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të mos angazhohet mjaftueshëm për paqen mes Kosovës dhe Serbisë, duke marrë parasysh qasjen e mëparshme të Trump ndaj Rusisë.
“Duke pasur parasysh qasjen e mëparshme të presidentit të zgjedhur Trump ndaj Rusisë, kam frikë se administrata e re do të bëjë shumë pak për të inkurajuar paqen mes Serbisë dhe Kosovës,” ka shkruar senatori nga Connecticut.
Blumenthal i ka bërë thirrje Blinkenit që gjatë periudhës së tranzicionit të pushtetit në SHBA të ketë një fokus të veçantë ndaj Kosovës.