11.6 C
Mitrovice
E shtunë, 4 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Kjo është kompania amerikane që po do të investojë në Kosovë, mbi 4000 vende pune me 800 euro rrogë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka prezantuar një bashkëpunim në mes kompanisë amerikane për eksplorim dhe miniera, e cila pritet të investojë në Kosovë 800 milionë euro për sektorin privat, e ku pritet të punësohen mbi pesëmijë persona.

Nga kjo sindikatë kanë kërkuar nga Qeveria që të mundësojë lejen e punës dhe sa më shpejt të nisin punimet. Kurse, nga kompania kanë thënë se nëse Kosova nuk krijon mundësi, atëherë projekti do të shkojë në ndonjë vend tjetër, shkruan Kanal10.

Një kompani amerikane i është ofruar Kosovës që të investojë 800 milionë euro.


Në rast të realizimit të këtij investimi, kompania për eksplorim dhe miniera, American Expoliring and Miting, planifikon që të krijojë edhe deri në pesëmijë vende pune, me mundësi të rritjes së vazhdueshme.

Kreu i kësaj kompanie, amerikani Grant Liverett, ka thënë se shteti i tij e do shumë Kosovën, prandaj dëshiron që të rritet kualiteti i jetës për punëtorët kosovarë.

Por, sipas tij nëse Kosova nuk është e gatshme, atëherë ky projekt pritet të shkojë në ndonjë vend tjetër.

Këtë kompani, e ka prezantuar kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka thënë ky investim është më i madhi në Ballkan, ku paga minimale për punëtorë pritet të jetë 800 euro.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që lejojë që të jetësohet ky projekt, derisa ka njoftuar se deri më tani është zhvilluar vetëm një takim mes kompanisë dhe qeverisë, por që sipas tij, nuk është konkretizuar asgjë

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT