8.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kjo është kartëmonedha që po falsifikohet më së shumti në Kosovë

Kartëmonedha prej 100 eurove është përdorur më së shumti për falsifikim përgjatë së hënës.

Vetëm përgjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar pesë raste falsifikimi të kësaj kartmonedhe, shkruan lajmi.net.

Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se tri raste falsifikimi me kartëmonedhë prej 100 eurosh janë paraqitur ditëve të fundit.

“Prishtinë 11.03.2022-13:40. Ankuesja femër kosovare zyrtare e Bankës ka raportuar se gjatë deponimit të disa të hollave nga dëshmitarja, ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë prej 100 € që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe proceduar të mëtutjeshme hetimore”, njoftohet në raport.

“Prishtinë, 14.03.2022-17:15. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i një pompë të derivateve ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”.

“Prishtinë, 14.03.2022-18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne kioskën e tij i ka dy monedha nga 100 euro te cilat i janë dhënë nga një i dyshuar e që dyshon të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime”.

Ndërkaq, një rast falsifikimi të kartëmonedhës prej 100 eurosh është paraqitur dje në Pejë.

“Pejë 14.03.2022-09:20. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës ka raportuar se gjatë kontrollit në aparatin e depozitave është hasur një kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe proceduar të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, edhe në Gjakovë në po të njëjtën ditë është raportuar edhe një rast dyshimi për falsifikim prej 100 eurosh.

“Fsh.Fshej,Gjakovë(DM-615-881)14.03.2022-19:00.Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor i një pompë të derivateve ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar .Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT