16 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi sonte në fshatin Grabanicë të Klinës.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë treguar se të lënduarit janë duke u trajtuar dhe se për momentin nuk ka rrezik për jetën.
“Janë duke u trajtuar tek ne, për momentin nuk ka rrezik për jetën, por mjekët janë duke i trajtuar në fazën fillestare”, thuhet në përgjigjen e spitalit u tha për tv21.
Aksidentin e sotëm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se ishin të përfshira 4 vetura.