Jehona Lushaku-Sadriu, tha se LDK propozoi 7 qershorin si datë adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Si LDK dhamë opinionin tonë që të shpallet data e 7 qershorit si data e zgjedhjeve, pasi ishte një arsyetim edhe i KQZ-së për një organizim sa më profesional të zgjedhjeve, dhe ne e mirëkuptojmë këtë kërkesë”, tha Lushaku-Sadriu.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza po ashtu ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori.
Megjithatë, ai tha se PDK do ta respektojë cilëndo datë.



