Lehtësimi i masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë do të nisë që nga dita e hënë, transmeton Gazeta Metro.
Në kuadër të fazës së parë, do të hapen një numër i biznesve.
Të gjitha veprimtaritë ekonomike të lejuara në këtë fazë, mund të shkarkojnë certifikatën e punësimit për punonjësit e tyre përmes Administratës Tatimore tek shërbimi E-Deklarimi.
Faza I fillon të hënën, më 4 maj 2020. /gazetametro.net