9.1 C
Mitrovice
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
spot_img

“Kjo është Banjska2”: Publikohen pamjet kur ushtarët serbë u futen në Kosovë dhe kidnapuan kosovarin nga vetura

Avokati Ivan Niniq ka publikuar në llogarinë e tij në X foto të makinës së shkatërruar të Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili u plagos nga forcat e xhandarmërisë serbe fundjavën e kaluar në rrethana të paqarta pranë fshatit Jelakce, dhe u transferua në një spital në Nish.

Niniq tha se “Vukashinoviq është qëlluar nga një plumb serb, si një kafshë”.

Së bashku me këto pretendime, ai bashkëngjiti edhe foto të veturës së shkatërruar që i përkiste Vukashinoviqit, teksa bëri thirrje për bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë pasi, sipas tij, “kjo është Banjska 2”.

“Vetura e Milanit, e cila u shkatërrua gjatë sulmit ndaj tij, u gjet sot! I bëj thirrje EULEX-it dhe KFOR-it të kryejnë një hetim në vendngjarje, por komunitetit ndërkombëtar të reagojë, sepse kjo është ‘Banjska 2’”, tha avokati Niniq.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT