3.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kica-Xhelili për vdekjen tragjike të pjesëtarit të FSK-së: Paga e ulët e ushtarit e detyroi të punojë punë tjetër shtesë

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar në lidhje me ish-ushtari i UÇK-së dhe pjesëtarit të FSK-së, ku vdiq në vend të punës si ndërtimtar.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo vjen si pasojë e e dy dështimeve të qeverisë aktuale.

Postimi i saj:

VDEKJA E USHTARIT TONË, SI NDËRTIMTAR

Ish-Ushtari i UÇK, sot zyrtar i FSK, vdiq në vend të punës si ndërtimtar. Dy dështime! Një realitet!

Dështimi i parë: paga e ulët e ushtarit tonë që e detyroi atë të punojë punë tjetër shtesë. E dikujt që i gatshëm që jetën t’ia jap atdheut, e “dha” për mbijetesë.

Dështimi i dytë: siguria në vend të punës, zero. Pagat e ndërtuesve, të tmerrshme. Rrezikshmëria tejet e lartë.

Realiteti: KOSOVA, SOT

Qeveria mund të shëtisë lart e poshtë JASHTË Kosovës; mundet edhe të caktojë tubime partiake përmes ambasadave e ta keqpërdorë kështu pozitën publike, por ASGJË, bash ASGJË nuk do t’ia mbulojë kurrë turpin e dështimeve fatale me 50% – brenda në KOSOVË.

Kam parë dhe më parë paturpësinë teksa mori para vetes politikanë që pushteti i shpërfaqi lakminë; por të gjithë e patën një të përbashkët: DËNIMIN POPULLOR.

KOHA I VJEN SECILIT.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT