8.3 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

KFOR njofton vdekjen e një ushtari turk

Sot është ndarë nga jeta, gjatë gjumit, një ushtar i Ushtrisë Turke i punësuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit. Shkaku i saktë i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.

KFOR thotë se ushtari shërbeu me dallueshmëri dhe kontribuoi me shërbimin e tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij në mision do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë.

KFOR thotë se për vdekjen janë njoftuar familjarët e ushtarit të ndjerë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka shprehur ngushëllimet e tij të përzemërta:

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it.”

TË FUNDIT

TË FUNDIT