6.7 C
Mitrovice
E shtunë, 4 Prill, 2026

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë, operuan me dronin “X-300 Integrator”

KFOR përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ushtarë nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika, që formuan njësinë e Beneluksit të caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISRBN) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, pas një viti shërbimi të përkushtuar kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë në kuadër të KFOR-it, kjo njësi ka përdorur sistemin ajror pa pilot “X-300 Integrator”.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, përfundon njoftimi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT