9.7 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

KFOR-i: Ushtarët kryejnë patrullime gjatë ditës dhe natës në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Ushtarët e kontingjentit turk si pjesë e KFOR-it kanë kryer sot patrullime sigurie përgjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, KFOR-i bën me dije se ushtarët kryejnë patrullime si natën po ashtu edhe ditën gjatë kësaj vije kufitare.

Tutje ata njoftojnë se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.

“Ushtarët turq të dislokuar në Kosovë si pjesë e KFOR-it kryejnë një patrullë sigurie përgjatë vijës kufitare administrative.

Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ditore gjatë ditës dhe natës përgjatë vijës administrative.

#KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

TË FUNDIT

TË FUNDIT