Policia e Kosovës njoftoi se njësitë patrulluese, së bashku me trupat e KFOR-it, kanë hasur në dhjetë detonatorë ndezës me fitila, të braktisur në zonën e fshatit Gnjezhdan, shumë afër shtratit të lumit.
Sapo u raportua rasti, ekipi hetimor u nis drejt vendngjarjes. U kontaktua edhe prokurori i shtetit, i cili urdhëroi nisjen e procedurave formale të hetimit, raporton Klankosova.tv.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, “njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”.





