-6.4 C
Mitrovice
E hënë, 12 Janar, 2026
spot_img

Këtyre bizneseve u lejohet puna gjatë masave të reja antiCOVID

Bizneset dhe punëtorët të cilët kanë nevojë për mundësi qarkullimi të lirë, duhet të aplikojnë në formën zyrtare në sistemin elektronik EDI-ATK, ku edhe është lista veprimtarive të lejuara në vendimin për masat e reja antiCovid, shkruan Gazeta Metro.

Në bazë të Vendimit nr.01/42, të datës 11.11.2020, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, (pika 20) për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomikë.

Mundësia e qarkullimit të lirë të bizneseve dhe punëtorëve bëhet duke aplikuar në formën zyrtare në sistemin elektronik EDI-ATK.

Veprimtaritë e lejuara i gjeni në këtë LINK.

Me konfirmimin e dokumentit të EDI-ATK mund të kryhen nevojat e operatorëve ekonomikë.

Kujtojmë që nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë, për luftimin e COVID-19. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT