9.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_imgspot_img

“Këto male nuk i takojnë Serbisë”, “Kosova është Kosovë”, ambasada gjermane i kthen në realitet komentuesit serbë

Një postim i Ambasadës Gjermane për bjeshkët e Kosovës ka nervozuar serbët të cilët kanë vërshuar me komente. Por, nga Ambasada Gjermane nuk kanë hezituar që t’i përgjigjen secilit prej tyre.

Në një fotografi ku theksohen malet e Shkelzenit, Zogut dhe Gjeravicës kanë bërë që komentuesit serbë t’i cilësojnë ato si pjesë të Serbisë.

“E gjitha kjo është Serbi”, shkruan një komentues të cilit poashtu nga ambasada i janë kthyer.

“Serbia është Serbi dhe Kosova është Kosovë”, thuhet në komentin e ambasadës gjermane në Prishtinë.

“Bjeshkët e bukura serbe”, shkruan në tjetër, e të cilit nga ambasada i thonë se këto nuk i takojnë Serbisë.

“Serbia ka vërtetë male të bukura. Por, malet në foto nuk i takojnë Serbisë”, shkruan ambasada gjermane.

Duke parë fluksin e madh të komenteve, Ambasada gjermane më pas ka vendosur t’i mbyll ato.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT