16.6 C
Mitrovice
E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Këto janë temperaturat që do të na përcjellin në vazhdim

Ditëve të ardhshme ftohtë, të premten mundësi për reshje të dobëta bore. Në fundjavë kthjellime, temperaturat gjatë ditës në rritje graduale.

5.02.2020 – Cikloni që solli motin e ftohtë dhe reshjet e borës po zhvendoset në lindje nga Deti i Zi. Mbi rajonin tonë, ditëve të ardhshme, do të shtrihen fusha të presionit të lartë që do të sjellin mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, sidomos në fundjavë.
Reshjet e borës që ranë gjatë ditës së sotme, do të vazhdojnë përgjatë natës, e vende-vende edhe nesër në mëngjes.

Ditën e premte një front i ftohtë nga verilindja e kontinentit do të depërtojë në lindje të rajonit, e mbi vendin tonë do të shtojë vransirat, vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.
Në aspektin termik, do të mbetemi nën dominimin e masave të ftohta ajrore, por nga fundjava temperaturat gjatë ditës do të shënojnë rritje graduale.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit ditën e mërkurë, me qetësimin e erërave nga e enjta mbrëma vlerat do të kalojnë në të pashëndetshme, e vlerat ditore do të luhaten përreth vlerave mesatare.

6.02 – Mot i ftohtë. Në mëngjes vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.
7.02 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta lokale bore.
8.02-9.02 – Në fundjavë mot kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.
10.02 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës më butë.

Ditën e enjte temperaturat do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, e më pas gradualisht vlerat maksimale do të shënojnë rritje, por mbeten përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -6C deri në -3C, e maksimalet nga 1C deri në 5C, e nga dita e diel do të rriten në 7C.
Erërat gradualisht do të pushojnë. Do të fryejë erë kryesisht nga krahu verior 6-13m/s, e ditën e diel, e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të shpejtë mbi vlera normale. /PrishtinaWeather/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT