6.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kosovë

09:00Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën plotësimin e listës së dëshmitarëve dhe diskuton planin e punës për periudhën e mbetur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

09:30Drejtori i AKI-së raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

11:00Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për medie, ku do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut. (Selia e PDK-së në Prizren)

11:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 për Ministrinë e Shëndetësisë. I ftuar është ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

11:00Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

11:00Në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve raportojnë Muhamet Malësiu, drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave dhe Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

13:00Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, Prishtinë)

13:00Në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve raporton Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

13:00Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis raportojnë zyrtarë të AUV-it rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

17:00Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. Marrin pjesë Besnik Bislimi, nënkryetar Lëvizjes Vetëvendosje dhe Artan Mustafa, njohës i politikave sociale. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) *

TË FUNDIT

TË FUNDIT