8.9 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Këto janë ndryshimet në PDK, kush në çfarë pozita u vendos

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e saj të parë ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

Kjo është lista e emërimeve të reja. Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së;
Agim Aliu, nënkryetar; Shaqir Totaj, nënkryetar; Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative; Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale; Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë;
Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore;

Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare; Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës; Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës; Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit; Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale;

Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion; Safete hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi; Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Depertamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët; Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzuan të porsa zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor. Po ashtu, u rikonfirmua zotimi për fuqizimin e angazhimit të mëtejmë politik në pajtim me pritshmëritë e qytetarëve dhe sfidave të cilat po i kalon vendi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT