2.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Këto janë moshat e 11 viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

11 persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

MSH në databazën e saj ka bërë të ditur edhe moshat e viktimave, shkruan lajmi.net.

Një viktimë i përket moshës 40 deri 49 vjeç, tri viktima i përkasin moshës 50 deri 59 vjeç, një viktimë i përket moshës nga 60 deri 69 vjeç, një viktimë i përket moshës nga 70 deri 79 vjeç teksa pesë viktima janë mbi moshën 80-vjeçare.

Gjithashtu, MSH bën të ditur se nga 11 viktimat, janë 6 meshkuj e 5 femra. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT